Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar sot renditjen më të re, në të cilën bien në sy disa ndryshime.

Përfaqësuesja e Kosovës tani renditet në pozitën e 130-të (një më lart se në renditjen e kaluar) me 1113 pikë.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në pozitën e 61-të me 1372 pikë.

Renditjes edhe më tutje i prin Belgjika me 1727 pikë, vetëm një më shumë se kampioni aktual botëror, Franca. Pozita e tretë i takon Brazilit me 1676 pikë.