Shoku i skuadrës në Atletico Madrid dhe në Francë mendon që sulmuesi dhe fituesi i Botërorit ka pasur vazhdimësi në lojën e tij dhe e meriton që ta merr këtë shpërblim
 

Antoine Griezmann, duhet të marrë Topin e Artë sipas shokut të tij në Atletico Madrid dhe në Francë, Lucas Hernandez.

Griezmann, i cili ndihmoi skuadrën për ta fituar titullin e Europa Ligës, për të ateruar në Rusi dhe fituar trofeun më të çmuar në Botë, Botërorin në Rusi.

“Antoine e meriton këtë. Ai është i favorizuari i im. Ai ka qenë lojtari kyç në të gjitha garat kryesor dhe është lojtari i këtij viti. Ai ka fituar pothuajse të gjithë çmimet e mundshme. Ai ishte kaq në formë. Jo vetëm tani por që dy apo tri vitet e fundit”.

“Ai kishte bërë hapin e parë më 2016 kur dërgoi skuadrën finale të Euro 2016 dhe ishte i treti në rënditje për Topin e Artë te France Football. Këtë vit ai e meriton ta fitojë atë”.