Një prej talentëve më të mëdhenj dhe më premtues te Kombëtarja e Kosovës në futboll, po kalon në një periudhë aspak të lehtë në karrierë.

Edon Zhegrova nuk po gjen hapësira te skuadra e tij në Belgjikë, Genku, ku po injorohet vazhdimisht nga trajneri, Philippe Clement, shkruan Insporti.

Zhegrova, që ashtu si shumë herë këtë sezon, as në vikendin që kaloi nuk ishte pjesë e ekipit të Genkut, që mori fitore 2:0 në udhëtim te Eupen në kuadër të ligës belge.

Me Genkun, Zhegrova ka gjithsej 26 paraqitje, që prej kur i u bashkua klubit nga skuadra tjetër belge, Sint-Truidense, në korrik të vitit 2017.

Në sezonin e tij të parë me ekipin belg, Zhegrova luajti 15 ndeshje (684 minuta), ku realizoi një gol dhe bëri dy asistime, në të gjitha garat.

Kurse, këtë edicion ai në ligë ka bërë vetëm 6 paraqitje (310 minuta), derisa ka shënuar një gol.

Në 20 xhirot e para në ‘Jupiler Pro League’, Zhegrova ishte shtatë herë pjesë e ekipit të Genkut, ku një herë ishte rezervist i papërdorur, derisa në 4 raste ishte startues, kurse dy herë u inkuadra nga banka rezervë.

Ndërkaq, në 13 prej ndeshjeve në ligë, Zhegrova nuk ishte fare pjesë e ekipit të drejtuar nga Philippe Clement. Zhegrova bëri një paraqitje në kupën belge (nga tri ndeshje të Genkut gjithsej), derisa nuk ishte fare i ftuar për dy takimet tjera.

      View this post on Instagram

🦁💭

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on Dec 4, 2018 at 11:07am PST

Futbollisti 19-vjeçar, përkundër se nuk po gjen minuta te Genku, në rrjete sociale është mjaft aktiv dhe për dallim nga yjet tjerë të futbollit, shumë prej postimeve nuk kanë të bëjnë me klubin e tij.