Përkundër moshës vazhdon të jetë njëri nga më të mirët.Fjala është për Cristiano Ronaldon i cili mëton që këtë ecidicion ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e re, Juventusin, shkruan GazetaBlic.Ka qenë ish-kryetari i klubit të Manchester United, Martin Edward, që ka folur lidhur me karrierën e portugezit në përgjithësi, teksa ka pranuar se as vetë legjenda e “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson nuk e kishte imagjinuar një paraqitje të tillë:

“Ai është i jashtëzakonshëm. Mënyra sesi po paraqitet në këtë moshë është definitivisht e pabesueshme. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu. Jam i bindur se as vetë Fergusoni nuk e kishte pritur një karrierë të këtillë të pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë'”, përfundoi Edwards.Mbetet të shihet sesi do të luajë Ronaldo në këtë mesjavë, në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Ajax/gazetablic/