Adnan Januzaj është shprehur tejet i lumtur me golin dhe fitoren e Real Sociedadit kundër Celta VIgos.
 

Anësori shqiptar realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 mbrëmë, 3-1 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Copa del Rey.

“Ishte ndeshje e rëndësishme për ne dhe e fituam. Tani duhet të fitojmë në vikend që është më e rëndësishme sepse na duhen pikë. Do të përballemi me një ekip që po bën një sezon të madh”, tha Januzaj.

“Siç thash, jemi mirë, po fitojmë më shumë ndeshje dhe kjo është e rëndësishme. Por, tani më e rëndësishmja është Liga, pasi në Kupë s’ka lojë deri në janar. Duhet të fokusohemi në La Liga, kemi nevojë për pikë”.

“Shumë herë kam tentuar për këtë gol, pas asisteve të shumta – kisha nevojë për këtë gol. Jam i lumtur sepse ishte gol i rëndësishëm për ekipin dhe jam i lumtur me fitoren”, shtoi Januzaj.