Nënshkrimi i ri i Juventusit, Gianluigi Buffon nuk është i interesuar të rimarrë shiritin e kapitenit, as numrin 1 në fanellë pas rikthimit të tij në Torino, duke zbuluar se të gjitha këto iu ofruan menjëherë pasi takoi bashkëlojtarët.

Buffon ishte larguar nga Juve pas gati 20 vitesh me trofe në verën e vitit 2018, duke u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Koha e tij në Francë nuk shkoi siç ishte planifikuar, megjithatë, pasi ai u kritikua për një gabim gjatë humbjes në Ligës së Kampionëve nga Manchester United konfirmoi në qershor se ai nuk do të rinovojë për të qëndruar ‘Parc des Princes’.

Tani, në moshën 41-vjeçare, do të konkurrojë me Wojciech Szczesny për një vend në mes të portave te kampionët e Serie A – por nuk pritet të marrë privilegjet e tij të mëparshme.

“Szczesny donte të më jepte numrin një dhe Chiellini shiritin e kapitenit”, Buffon u zbuloi gazetarëve të enjten.

“Por unë nuk jam personi që të marrë ndonjë gjë nga dikush. Kam menduar se mund ta përdorë me numrin që e nisa 77”.