Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kosovës, para nisjes për në Baku.
 

Gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishin bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa nesër Kombëtarja udhëton për Baku.

Bernard Challandes, përzgjedhës

Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga kënda e pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fort e me agresivitet. Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet ta dimë se kemi dy ndeshje  dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri.

Samir Ujkani, kapiten

Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Azerbajxhani ka një skuadër të mirë, por ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë të dijës dhe forcës që të dalim faqe bardhë nga kjo ndeshje. Ekziston motiv  dyfishtë për neve, njl herë për fitore njëherë  do të luajmë për ish presidentin Vokrri.

Herolind Shala, futbollist

Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur maksimalisht e këtë na e kanë mundësuar edhe kushtet e mira. Kemi motiv dhe disponim të mirë, e kjo besojë do të jep edhe rezultatin e favorshëm për neve. Unë shpresojë se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të shkuara  tutje.

Mërgim Vojvoda, futbollist    

Kemi punuar dhe përgatitjet kanë shkuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Natyrisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por ne udhëtojmë për fitore.  Do të japim gjithçka nga vetvetja për të pasur rezultatin e mirë.

Bersant Celina, futbollist

Ajo që kemi përgatitur këto ditë, një atmosferë pune e jashtëzakonshme, një dëshirë e madhe dhe vullnet për lojë, me bën të besojë se fitorja nuk ka alternativë, edhe pse në futboll thonë se gjithçka është e mundur. Por ne duhet ta nisim sa më mirë e mbarë.