Ai e “braktisi” fushën e lojës pas përfundimit të kampionatit europian dhe të njëjtin vendim ka marrë edhe për Italinë. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, prej pak muajsh jeton në Shqipëri dhe arsyeja është angazhimi në bamirësi dhe fondacioni i hapur prej tij. Ishte kjo arsyeja që e bëri t’i rikthehej jetës në Shqipëri edhe për disa muaj, pavarësisht se prej kohësh vendbanimi i tij ishte në Itali.

I ftuar në emisionin “Opinion” si një prej 8 personazheve më të spikatura të vitit 2018, Cana tha:

“Nga gushti i vitit të kaluar jetoj në Shqipëri dhe do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa muaj të tjerë”.

Nga ana tjetër Loriku u shpreh se dëshiron të rikthehet sërish në futboll, por tashmë si drejtues i një ekipi.