Javët e fundit Federata e Futbollit të Kosovës është gjendur në “turbulenca” të ndryshme.Federata e Futbollit të Kosovës është akuzuar nga KF Llapi, KF Feronikeli e disa klube të tjera se ka ndihmuar KF Prishtinën me premio dhe se ndikon në gjyqtarët e Superligës.Drejtori sportiv i KF Llapit, Tahir Batatina, një ditë pas përfundimit të derbit rajonal ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, akuzoi kryetarin Agim Ademi se e ka ndihmuar Prishtinën një ditë para derbit, duke i dhuruar premio prej 38 mijë euro.Disa ditë më pas, ai së bashku më disa klube, sipas pohimeve ne media dhe në rrjete sociale, inciuan mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e kryetarit Ademi.Insporti ka kontaktuar analistin e futbollit kosovar, Ardian Llumnica, i cili është shprehur se këto deklarata nuk janë risi për opionionin tonë, e aq më tepër nga individ që tashmë i njeh opionion sportiv.Ndërsa, për çështjen e Gramoz Vokrrit dhe Ferderatës nuk ka dashur të flasë, pasi që mendon se është punë e tyre.“Deklaratat e pa matura dhe amatore nuk janë risi për opinionin tonë, e aq më tepër nga individ që tashmë i njehë opinioni sportiv. Duhet të jemi kritik, pajtohem, ka vërejtje dhe duhet t’i përmirësojmë ato, por duhet të jemi edhe shumë konstruktiv në atë që e themi dhe në interpretimin e rregulloreve sepse në Federatë mbledhjet nuk mbahen si në shkollë, pavarësisht që e dimë shumë mire që duhet të reformohen shumë komisione brenda saj”, deklaroi Lluminca.Lluminca shtoi se Federata e Futbollit të Kosovës tashmë po shikohet si një instuticion joshës nga grupe politike apo grupe të interesit.“Federata është një nga organizatat më të mëdha në vend, dhe si e tillë edhe mund të shihet si joshëse nga grupe të ndryshme, poltike apo grupe të interesit. Federata edhe më herët është sulmuar nga grupe të tilla, por tash peshon me shumë si institucion ne aspektin financiar” tha Llumnica për Insporti.com.Ndërsa, rreth çështjes së për rrëzimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi përmes djalit të legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozit, ai është shprehur se i dhimbset legjenda se kush po ia bën “avokatin”.“Më dhimbset për së vdekuri legjenda Vokrri se kush nga “regjioni” i i tij është mbete me ia ba avokatin, sepse legjendat nuk kanë nevojë per avokat. Këto ngjarje në këtë formë mund t’ia rëndojnë varrin”, ka përfunduar analisti i Superligës së Kosovës. /Insporti.com/