Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Ingolstadtin, duke nënshkruar me skuadrën e re. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka vendosur të rikthehet te skuadra e Greuther Fürth që garon në Bundesligën 2.33-vjeçari ka qenë pjesë e Greuther Fürthit në vitett 2011-2014, teksa më pas u transferua te Kolni. Pas dështimit me skuadrën e Ingolstadtit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Shqipërisë do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme. Kujtojmë që Mavraj iu bashkua Ingolstadtit në gjysmën e dytë të sezonit, pasi më herët ishte pjesë e Aris Saloniki në kampionatin grek.Me Greuther Furthin, shqiptari ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.