Dy gola dhe dy asistime ishte kundërpërgjigjja më e mirë që Lionel Messi mund t’i jepte Cristiano Ronaldos pas mbrëmjes fantastike që kaloi ky i fundit duke udhëhequr Juventusin kundër Atleticos. Rivali i tij i përjetshëm nuk zhgënjeu. Një ditë më vonë mori në kontroll lojën e Barcelonës dhe e kualifikoi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.