Jose Mourinho ka kritikuar ashpër skuadrën e Barcelonës, pasi e shpërdoroi epërsinë 3:0 nga ndeshja e parë.

Në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, blaugranët u mposhtën thellë, madje duke u turpëruar, me rezultat 4:0 nga Liverpooli në ‘Anfield’.

Mourinho është përkujdesur që ta ‘thumbojë’ Barcelonën, por i ka thurur lavde Kloppit.