Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur se Kosova do të jetë një kundërshtar i fortë.Southgate tha se “Dardanët” janë kuajt e zinj në grupin A dhe janë një rrezik i vërtetë për Anglinë.“Ata janë një skuadër e mirë dhe ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe krenarinë e një kombi të ri”, deklaroi Southgate.“Ne nuk mund ta vlerësojmë atë lloj ndeshje, ata janë të pamposhtur në 12-15 ndeshje, kështu që ne do të ishim naivë që ta bëjmë këtë”, shtoi anglezi.Kosova renditet në pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Anglia në të parën me nëntë sosh në grupin A.