Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino nuk është duke e besuar se ka arritur të kualifikojë skuadrën e tij në finale të Ligës së Kampionëve.
 

Tottenhami bëri një përmbysje të madhe të rezultatin ndaj Ajaxit, duke e siguruar finalen e Madridit, që do të zhvillohet më 1 qershor në Estadio Metropolitano.

“Gjelat” në ndeshjen e parë në Londër kishin pësuar humbje me rezultat 1:0, por sonte triumfuan në frymën e fundit të ndeshjes. Braziliani Lucas Moura shënoi hetrick për të dërguar skuadrën londineze në finale, madje golin e tretë e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Sipas gazetarëve të The Guardian, trajneri argjentinas nuk është ndalur për intervistë për shkak të emocioneve të shumta dhe është në lot për shkak të këtij kualifikimi historik.

Megjithatë, ai pritet që pasi të qetësohet të jap deklaratën e tij për këtë ndeshje të “çmendur”.