Aventura e Feronikelit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar qysh në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com.Feronikeli në ndeshjen e dytë kundër The New Saint pësoi humbje me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Kampioni uellsiane kaloi tutje pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3:2 duke bërë që të kualifikohen për në rrethin e dytë, në të cilin do të përballen me gjigantin danez Copenhagen.Ndërkaq, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka shprehur keqardhjen për eliminimin.“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin si dhe për tifozët që ishin në stadium”, u shpreh Ramadani për RTK, transmeton Insporti.com.Ramadani shtoi se nuk e kanë turpëruar futbollin kosovar, pasi skuadra mysafire ishte më e mirë se në ndeshjen e parë.“Mendoj se luajtëm mirë dhe guximshëm dhe nuk kemi turpëruar futbollin kosovar, por skuadra kundërshtare ishte më e mirë se në ndeshjen e parë. Kemi pasur punë me një skuadër cinike që di të shënojë nga një gjysmë rast”, përfundoi Ramadani.Kështu, Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Bratislava.