Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 31-të në IPKO Superligë.

Derbi i kësaj jave do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me Prishtinën që e pret Llapin.

Ky takim mund të jetë vendimtar për fatin e të ky ekipeve në luftë për titullin kampion.

Prishtina dhe Llapi kanë pikë të barabarta nga 69-të, dy më pak se Feronikeli që është lider.

Por statistikat thonë që Llapi ka një rekord tejet të keq ndaj Prishtinës, që nga sezoni 1999/2000 deri në këtë sezon, bëhet fjalë për të gjitha garat.

Në 12 përballjet mes tyre, Prishtina ka bilanc prej 11 fitoresh, derisa Llapi vetëm një sosh.

Golat e shënuara në këto 12 takime, janë gjithsej 32 nga Prishtina, kurse nga Llapi vetëm nëntë gola.