Philippe Coutinho nuk po kalon një sezon të mirë te Barcelona.

Futbollisti brazilian, që në janar të këtij viti u largua nga Liverpooli për në “Camp Nou” për 160 milionë euro, ka realizuar vetëm 4 gola dhe ka dhuruar një asist në 15 ndeshje deri më tani këtë edicion.

Ai ka luajtur 925 minuta, shumë më shumë se Xherdan Shaqiri, që u ble nga Klopp gjatë verës, ashtu si edhe disa të tjerë, për të mbushur boshllëkun e brazilianit dhe ia kanë dalë për mrekulli pasi anësori nga Kosova, që kushtoi vetëm 15 milionë euro – ka kontribuar shumë më shumë se Coutinho.

Shaqa ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dy asiste në vetëm 626 minuta, të ndara në 13 ndeshje.

Vlera e Shaqës po ritet dita ditës, sidomos pas dy golave në fitoren e madhe të Liverpoolit 3-1 ndaj Manchester Unitedit, humbje që i kushtoi me shkarkim Jose Mourinhos.