Ka ardhur reagimi i Xherdan Shaqirit pas golit të sotëm kundër Newcastle Untiedit.

‘Shaqa’ shënoi golin e tretë të Liverpoolit në fitoren 4 me 0, transmeton Insporti

Ky ishte goli i 6-të i kosovarit në Premierligë këtë sezon, në 14 paraqitje gjithsej.

Shaqiri pas goli ka reaguar në rrjete sociale, ku ka postuar një foto nga ndeshja, duke e përshkruar atë “3 pikë dhe një paraqitje e mirë e ekipit”.

Liverpooli tani kryeson si lider i Premierligës me 51 pikë, 6 më shumë se Tottenhami i vendit të dytë, dhe 7 më shumë se Manchester City i vendit të tretë.