Shumë ekipe të Evropës ishin në kërkim të tij, por ai ka rinovuar kontratën me skuadrën.

Është futbollisti Elvis Rrexhbecaj, i cili ka vendosur ta zgjatë kontratën me Wolfsburgun.

Ai ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023 me ekipin gjerman. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Marcel Schafer.