Sergio Ramos ka çmendur rrjetet sociale me një tjetër incident të frikshëm gjatë ndeshjes së Champions League mes Real Madridit e Viktoria Plzenit.

Mbrojtësi Havel është përgjakur pas një bërryli të frikshëm që mori nga qendërmbrojtësi spanjoll, i cili është kritikuar shumë në rrjetet sociale.

Gjyqtari gjerman, Deniz Aytekin, i njohur për ndeshjen e famshme të Barcelonës dhe rikthimin historik ndaj PSG-së nga 4-0 në 6-1, nuk e ka parë incidentin dhe si pasojë nuk e ka ndëshkuar Ramosin që për shumë kë, ai është dashur të përjashtohet.

Reali në fund mori tri pikët në udhëtim në këtë ndeshje, pasi triumfoi me rezultat të thellë, 5-0