Ka vdekur një prej heronjve të Kombëtares së Hondurasit në Botërorin e vitit 2010, që u mbajt në Afrikën e Jugut.

Hondurasi po e vajton vdekjen e Walter Martinez, që e ndihmoi kombëtaren të kualifikohej në Botëror për herë të dytë në histori, përcjell Insporti

Martinez, 37-vjeçar, ishte për nëntë vite pjesë e kombëtares së Hondurasrit (2002-2011), ku pati 49 paraqitje dhe realizoi 12 gola në këtë periudhë.

Ai ndërroi jetë më 11 gusht në moshën 37-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje kardiovaskulare.

Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës Beijing Capital United në Kinë.