Muriqi ka qenë i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Rizesportit, Vedat Muriqi është afër arritjes së një marrëveshjes për t’u transferuar në Fenerbaçe gjatë kësaj verës, kështu shkruan gazeta e përditshme turke, Hurriyet. Afati kalimtar i verës hapet në korrik dhe klubet turke duket se tashmë i kanë filluar përgatitjet për të bërë biznes gjatë asaj periudhe. Hurriyet raporton se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje për ta transferuar, Vedat Muriqin gjatë afatit kalimtar të verës, për tre milionë euro, pas paraqitjeve mbresëlënëse që kosovari i ka bërë në Turqi. Sipas tyre, kosovari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Fenerbahçen deri në vitin 2022. Muriqi ka qenë i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi. Nga 29 ndeshjet e zhvilluara në Super Ligën e Turqisë dhe Kupën e Turqisë, ai i ka shënuar 12 gola dhe i ka asistuar shtatë të tjera. Për kosovën, Muriqi i ka bërë 18 paraqitje ku i ka shënuar katër gola dhe e ka asistuar një tjetër. /21Media