Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka të mërkurën mbrëma ka biseduar në telefon me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me të cilin ka diskutuar lidhur me përgjimin telefonik të Zaev me disa komedianë rusë që ishin paraqitur me identitet të rremë.

Thaçi ka deklaruar se Zaev i ka kërkuar atij falje për informatat që i ka dhënë komedianëve rusë që ishin paraqitur me identitet të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Porschonko.

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike rreth 20 minuta me kryeministrin Zaev. Kryeministri Zaev me ka telefonuar mua, më ka kërkuar falje dhe më ka sqaruar bisedën me mashtruesit të cilët atë e kanë thirrur në telefon”, ka thënë Thaçi.

“Gjitha cka ai i ka folur në atë telefonatë, siç ka thënë ai, kanë qenë të bazuara në dezinformata të publikuara nga mediumi rus, Sputnik”, ka deklaruar Thaçi.