Këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri i garave në IPKO Superligën e Kosovës dhe tashmë është caktuar termini i ndeshjeve të javës së parë. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, bën të ditur FFK-ja, transmeton InsportiKampioni aktual, Feronikeli, e nis stinorin e ri në ndeshjen derbi kundër Drenicës.Derbi lokal po ashtu do të ketë në kryeqytet, ku takohen Flamurtari e Prishtina.

Ky është orari i ndeshjeve:

E shtunë, 17 gusht,

në orën 17:00 Feronikeli – Drenica

Flamurtari – Prishtina

Llapi – Vushtrria

E diel, 18 gusht, në orën 17:00

Drita – Ferizaj

Trepça’89 – Gjilani

Dukagjini – Ballkani