Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Prixit të Turqisë, në kategorinë e peshave deri në -48 kilogramë.

Në finale do të ndeshet me xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten japoneze Yujeong Kang me ippon, duke i siguruar Kosovës  medalje të argjendtë, raporton Insporti.com.

Distria në çerekfinale e kishte përballë xhudistes serbe, Andrea Stojadinov, të cilën e mposhti me ippon.

Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë. Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne.

Përveç garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020