Më 13 gusht 2009, Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e parë në një kampionat evropian.

Kjo kishte ndodhur në Yerevan të Armenisë në kampionatin evropian për grupmoshat U21.

Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar me nostalgji 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje.

Në profilin e tij në Facebook, Kuka ka pyetur miqtë dhe ndjekësit se sa medalje kanë fituar xhudistët dhe xhudistet që ai trajnon në ekipin Ippon.

Kush e qëllon përgjigjen fiton shpërblim pajisje sportive.

Më poshtë keni postimin e Driton Kukës:

"#proudcoach

Sivjet bahen fiks 10 vjet të medaljes së parë në një Kampionat Zyrtar Evropian të ekipit tonë!

Medalja e parë ishte Evropiani U21 në Yerevan Armeni ...

Pyetja ime pa modesti për sot është sa medalje në total nga Kampionatet Evropiane,Botërore,Lojërat Olimpike për të rinj,Lojërat Mesdhetare,Lojërat Evropiane dhe Lojërat Olimpike i kanë fituar garuesit e ekipit tim ...

Pyetja është për rezultate në U18,U21,U23 dhe të rritur!

Kush ja qëllon ka Shpërblim pajisje sportive mi zgjedh 👌"