Majlinda Kelmendi iu rikthye garave pas një viti larg luftave, shkaku i lëndimeve që kishte pësuar në shpinë dhe në gjunjë. Ajo foli për EOC (Komitetin Olimpik Evropian) për rikthimin fantastik të saj me medalje të artë, në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Xhudistja nga Peja, në Minsk të Bjellorusisë e fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë, shkruan EOC, transmeton Insporti.