Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sportistja e vitit 2018 në Kosovë, mposhti në gjysmëfinale, holandezen Sanne Verhagen, kategoria -57 kg.

Kësisoj, Nora ka siguruar të paktën një medalje edhe pse synimi i saj është të fitojë të artën.