Shteti i Spanjës ka lejuar që të vendosen simbolet shtetërore të Kosovës në kampionatin e 54-të evropian të karatesë që po mbahet në qytetin Guadalajara.

Në fotografinë e siguruar nga ‘FF Kosova – Fan Club’ mund të shihet flamuri i Kosovës i vendosur përkrahë flamujve të shteteve të tjera, transmeton Klan Kosova.

Ekipi i karatesë nga Kosova po përfaqësohet me 10 garues.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë që ‘FF Kosova – Fan Club’ e ka postuar në Facebook.