Gentiana Beqa është shpallur kampione e botës në “Elite Pro” në “bodybuilding”.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes rrjeteve sociale, transmeton Koha.net.

“Kampione bote në Elite Pro, emocionuese. Sporti është një sfidë për ne sportistët pasi përfaqësojmë shtetin tonë”, ka shkruar ajo.

Beqa gjithashtu ka thënë se përgjegjësia ishte rritur për të pasi përfaqëson edhe Kosovën edhe Shqipërinë.

“Unë kisha shumë përgjegjësi, sepse tani mbaj dy shtetësi. Falënderoj presidentin Ilir Meta për besimin që unë të pajisem edhe me nënshtetësi shqiptare. Falënderoj FSHBF dhe kryetarin Rando Kukeli, MKRS-në dhe ministrin Kujtim Gashi, e veçanërisht familjen time dhe trajnerët e mi”, ka shkruar ajo.