Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U-21 ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për në Kampionatin Botëror.

Kampionati Botëror për këtë grupmoshë do të zhvillohet në shtetin e Spanjës nga 16 e deri më 28 korrik të këtij viti.

Kosova në finalen e Trofeut të IHF-s mposhti Taipein Kinez për të ardhur deri në kualifikim të Botërorit.

Djelmoshat e Kosovës e fituan finalen me rezultat 30:26, finale e zhvilluar në Prishtinë.

Ndërkaq, i pari i FHK-së, Eugen Saraqini ka treguar për përgatitjet për Botëror të hendbollistëve kosovarë.

“Nëse do t’i kemi fondet atëherë do të kemi një përgatitje të duhur për Botëror, përndryshe do të shkojmë të papërgatitur në Spanjë”, tha Saraqini në “Sports Show”.

“Sa i përket premive, kemi një shumë prej 5 mijë eurosh e cila do të alokohet te hendbollistët”, shtoi Saraqini. /Insporti.com