Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar për një vizitë në Rogovë të Hasit.

I shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, vizitoi klubin e futbollit, Pashtriku.

Prej aty, Gashi rikonfirmoi përkushtimin e MKRS-së që sportistëve dhe qytetarëve të kësaj treve gjatë këtij viti t’ia rregullojë stadiumin e fshatit.

“Në Rogovë të Hasit, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, për vizitë në KF “Pashtriku” për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë që sportistëve dhe qytetarëve të kësaj treve gjatë këtij viti do t’ia rregullojmë stadiumin e fshatit”, shkroi Gashi.

Kështu vazhdon zotimi për përmirësimin e infrastrukturës në mbarë vendin/telegrafi/