Problemet mes kompanisë ‘Facebook’ dhe Komisionit Federal Tregtar Amerikan (FTC) mund të mund të përfundojnë në vendosjen e një dënimi ndaj kompanisë teknologjike.

FTC mund të aplikojë një gjobë disa miliardëshe, e përafërt me dënimin 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve. Autoriteti nuk e ka aplikuar këtë gjobë asnjëherë më parë ndaj një kompani teknologjike.

Goditja e Facebook me dënime milionëshe do të ishte e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kompaninë. Nëse aplikohet, Facebook do të vihet përpara përgjegjësisë për mungesën e transparencës dhe shkeljet e privatësisë ndër vite.