Rrjeti i madh social, Facebook ka mbyllur disa faqe në këtë rrjet, por edhe disa llogari në Instagram një natë para zgjedhjeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania ka thënë në një njoftim se së fundmi autoritetet kanë zbuluar se disa faqe mund të kenë aktivitete të caktuara dhe ka fshirë 30 llogari në Facebook e 85 në Instagram.

Gati të gjitha faqet e fshira të hënën në mbrëmje në Facebook ishin në gjuhën franceze ose ruse, teksa llogaritë në Instagram ishin në gjuhën angleze.

Nathaniel Gleicher, shefi për siguri kibernetike i kompanisë, ka thënë se sapo të merret vesh përfundimisht se kush qëndron prapa këtyre llogarive, do të dilet me njoftim të ri.

Rrjeti social ishte akuzuar për ndikim në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë. Kompania pranoi se kishte pasur shumë faqe që me aktivitetet e tyre ndikuan në rezultatin që solli Donald Trumpin president.