Një nga rrjetet më të fuqishme si “Instagrami” është përfshirë në një sërë akuzash e polemikash sepse mendohet se ka fshirë një numër të madh profilesh të rreme pa bërë një lajmërim zyrtar më parë.

Personazhe të njohur kanë humbur miliona ndjekës brenda 24 orëve. Siç raportohet këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka humbur 3 milionë ndjekës, ndërsa Selena Gomez, raportohet të ketë humbur 2 milionë ndjekës.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një politikë që ‘Instagram’ po ndjek për të ulur numrin adresave të rreme dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë shumë abuzime dhe blerje ndjekësish.

Po ashtu edhe këngëtarja nga Shqipëria dje arrit numrin e ndjekësve në 2 milion, mirëpo nuk kaluan 24 orë kur iu hiqen shumë ndjekës, pasi Instagram është duke ndjekur fushatë për luftimin e profileve të rrjeshme.