Përmes një postimi në Twitter, kompania e njohur e video-lojërave Nintendo ka treguar se së shpejti do të sjellë një video-lojë të re për smartfonë.

Në postim shkruan se Nintendo do të sjellë video-lojën e re Dr. Mario të titulluar “Dr. Mario World”, transmeton Koha.net. Franshiza e Dr. Marios ishte gjithnjë e njohur për video-lojën e saj “puzzle”.

Kjo është një lloj video-loje e cila mund të përshtatet shumë mirë si një lojë për smartfonë, shkruan gsmarena.

Fjala “World” te kjo video-loja nënkupton se është video-lojë për platforma, si Android dhe iOS. Po ashtu, “Dr. Mario World” do të zhvillohet nga LINE dhe Nintendo.

Gjithashtu, së fundmi është duke u raportuar se Nintendo është duke punuar edhe në video-lojën e re “Mario Kart Tour” për smartfonë, versioni për celularë i franshizës më të madhe të kësaj kompanie dhe pritet që të lansohet këtë verë.