Thirrja erdhi nga kryetari i bordit të Huawei Ken Hu ndërsa prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit hapi një qendër kibernetike në Bruksel.

Ndërsa përballet me kritika të shumta dhe shikohet si kërcënim për sigurinë kombëtare nga shumë vend të botës, gjigandi Kinez i telekomunikacionit Huawei kërkoi nga qeveritë e vendeve, industria e telekomunikacionit dhe autoritetet rregullatore të punojnë së bashku për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë kibernetike.

Thirrja erdhi nga kryetari i bordit të Huawei Ken Hu ndërsa prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit hapi një qendër kibernetike në Bruksel. Konsumatorët e kompanisë dhe autoritetet mund të testojnë kodin burimit të Huawei, softuerin dhe produktet e kompanisë.

Kompania Kineze ka qendra të ngjashme në vende si Britania dhe qytete si Bonn, Dubai, Toronto dhe Shenzhen. Hu tha se një standard i përbashkët i verifikuar legalisht dhe teknikisht mund të ndihmojë në krijimin e besimit tek industria.

Hu, i cili u takua me shefin e dixhitalizimit të Komisionit Evropian Andrus Ansip ditën e Hëne, tha se kishte diskutuar krijimin e një standardi të sigurisë kibernetike në një linjës me ligjin Evropian të privatësisë për mbrojtjen e të dhënave personale GDPR.

Ky u ligj u jep më shumë kontroll qytetarëve të Bashkimit Evropian të kontrollojnë informacionin e tyre online dhe aplikohet për çdo kompani që bën biznes me Evropian.