A ju ka ndodhur që të të hapni Firefox dhe të shikoni të gjitha shtojcat të çaktivizuara ose që nuk janë në funksion?
 

Nuk jeni i vetëm dhe nuk ka të bëjë me ju fare. Sipas raportimeve një keqfunksionim i shfletuesit Firefox ka çaktivizuar efektivisht të gjitha shtojcat.

Çdo shtojcë tashmë po listohet si një shtojcë e “vjetruar” së bashku me paralajmërimin se nuk mund të verifikohet për përdorim nga Firefox dhe është çaktivizuar.

Mozilla reagoi menjëherë duke thënë se problemi vjen si rezultat i dështimit të një certifikate e integruar në shfletues e cila ka skaduar ditën e sotme.

Duke qenë se problemi vjen nga një certifikatë, nuk adresohet duke ri-instaluar shtojcat dhe nëse provoni do të merrni mesazh gabimi.

Në mënyrë që shtojcat ti rikthehen normalitetit, Mozilla duhet të dërgojë përditësim. Kompania pranoi problemi në forumet e saj dhe konfirmoi se ekipi i Mozilla po punon për ta zgjidhur.