Kriminelë kibernetikë nga Rusia kanë njoftuar se do të shesin 81,000 profile të Facebook të hakuara më parë.
 

Hakerët do të paguajnë 10 centë amerikanë për një profil FB dhe do të publikojnë mesazhe private të profileve të hakuara për t’u dëshmuar njerëzve se profilet e tyre janë “të thyera” dhe të vjedhura.

Shumica e përdoruesve profilet e të cilëve u hakuan janë nga Ukraina dhe Rusia, por edhe nga Britania e Madhe, SHBA, Brazili … Reklama e tyre, e cila u lansua në forumin britanik, në ndërkohë është hequr.

Hakerët pretendojnë të kenë të dhëna nga 120 milionë llogari në Facebook, ndërsa kompania pretendon se siguria nuk është komprometuar dhe se hakerët kanë ardhur në këto detaje nëpërmjet add one për shfletues.

Si të siguroheni që llogaria juaj është e kompromentuar: Klikoni këtë LINK dhe shihni mesazhin e Facebook (në kutinë blu) për të gjetur nëse llogaria juaj është hakuar.

Hakimi erdhi në dritë në shtator të këtij viti kur një person nën pseudonim FBSaler filloi botimin e reklamave për shitjen e informacionit personal të 120 milionë përdoruesve të Facebook. Një hetim i kryer nga BBC konfirmoi se informacioni për të paktën 81,000 llogari ishte i saktë. IP adresa e një prej përdoruesve që publikoi të dhënat ndodhet në Shën Petersburg të Rusisë.