Mungesa e gjumit mund të shkaktojë dëmtimin e përhershëm të ADN-së dhe shton mundësinë për t’u prekur nga kanceri.

Ky përfundim doli nga një studim i Universitetit të Hong Kongut me 49 mjekë, 24 prej të cilëve duhej të punonin gjatë natës.

Shkencëtarët thanë se mungesa e gjumit nuk i jep mundësinë ADN-së që të kryejë procesin e saj të rikuperimit dhe çon në disa sëmundje të rënda.

Për të rriturit, koha e gjumit rekomandohet të jetë 7 orë, por studime të ndryshme kanë treguar se jo gjithmonë ky orar respektohet.

Madje, thonë se sot të rriturit flenë deri në 5 orë gjë që është shumë pak në krahasim me rekomandime