Ditën e Premte Facebook bëri publike planet për unifikimin e WhatsApp, Messenger dhe Instagram në një sistem të vetëm komunikimi.

Sipas një raporti të Nju Jork Times, gjiganti i medias sociale është duke punuar në një infrastrukturë për tre aplikacionet të cilat do të mund ti flasin njëri tjetrit.Aplikacionet do të mbeten të pavarur nga njëri tjetri. Instagram ka 1 miliardë përdorues ndërsa WhatsApp 1.5 miliardë përdorues aktivë në ditë.Duke shtuar enkriptimin fundor, Facebook do të sjellë një nivel të ri sigurie dhe privatësie për përdoruesit e Instagram.Gjithashtu bisedat në Facebook Messenger do të enkriptohen automatikisht tashmë ndërsa më përpara duhej bërë manualisht, raporton PCW.Aktualisht vetëm mesazhet e WhatsApp janë të enkriptuara automatikisht. Besimi tek platforma me 2.2 miliardë përdorues ka qenë në rënie vitin e kaluar pas shumë skandaleve dhe incidenteve të sigurisë.