Prodhuesi Korean i elektronikës ka pasur të drejtë për shkak të rënies së kërkesës për çipet e memories, një prej bizneseve më fitimprurëse të Samsung vitet e fundit.

Pas Apple edhe Samsung vuan

Samsung kohë më parë kishte paralajmëruar se të ardhurat për tre mujorin e katërt të 2018-ës do të shënonin një rënie të ndjeshme.

Prodhuesi Korean i elektronikës ka pasur të drejtë për shkak të rënies së kërkesës për çipet e memories, një prej bizneseve më fitimprurëse të Samsung vitet e fundit.

Për tre mujorin e katërt kompania ka shënuar 53.4 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 10% krahasuar me një vit më parë.

Fitimi prej 9.7 miliardë dollarësh përllogaritet të ketë rënë gjithashtu me 29%.

Biznesi i çipeve të memorie, NAND dhe DRAM, padyshim është ndikuar edhe nga rënia e shitjeve të smartfonëve. Ky trend sipas kompanisë do të ndikojë edhe në biznesin e ekraneve për tre mujorin e parë të 2019-ës.

Divizioni mobil tashmë vuan nga një rënie e fitimit dhe nuk ka për të ndryshuar shpejtë situata.

Gjigandi Korean shpreson që Galaxy s10 që do të prezantohet muajin e ardhshëm do të bëjë diferencën.

Rëniet e të ardhurave dhe fitimit do të vijojnë ndërsa Samsung i trembet kërkesës së dobët për çipe memorie. Por performanca e tre mujorit të katërt nuk ndikoi në atë vjetor ku kompania gjeneroi 220 miliardë dollarë të ardhura dhe 53 miliardë dollarë fitim duke vendosur një rekord të ri.